Lajme

“Europë, na hidh një jelek shpëtimi”, nis protesta e opozitës në Tiranë

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në urën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit mbajnë në duar një pankartë me mesazhin drejtuar Europës “Na hidh një jelek shpëtimi”.

Të njëjtin mesazh, një grup të rinjsh e kanë stampuar edhe në bluzat që mbajnë veshur.

Protesta është lajmëruar për t’u mbajtur në orën 12:00 para selisë së kryeministrisë.

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu takon ministrin Maqedonci dhe komandantin Bashkim Jashari

Por godina është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.

Mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përballje me forcat e rendit, të cilat kanë bllokuar kalimin nga ura e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca: Kosova nuk mund t’i besojë Serbisë pa llogaridhënie të qartë dhe garanci për ndalimin e agresionit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *