Lajme

Eurokomisioneri i Zgjerimit, Varhelyi: BE-ja të ofrojë perspektivë të qartë anëtarësimi ndaj Ballkanit Perëndimor

Eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ripërsëriti të mërkurën në Samitin e Sllovenisë qëndrimin e tij se që BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e bërë perspektivën e zgjerimit të prekshme.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim,” u shpreh Varhelyi.

Lexo më shumë  Mikja e Kosovës, Alica Kearns sërish deputete në Parlamentit britanik

Mes premtimeve ai përmendi zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si dhe të liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën,” deklaroi ai.

Pas debatesh mes vendeve anëtare javës së shkuar, BE-ja pritet të rikonfirmojë angazhimin mbi zgjerimin e Bllokut me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar një bashkëpunim për rajonin, por pa afate kohor, sipas një projekt –dokumenti të parë nga EURACTIV./exit/

Lexo më shumë  Këlliçi: Ç'duhet të ndodhë më që Edi Rama të japë dorëheqjen?! Ka gjithë kabinetin e 2013-ës në burg!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *