KryesoreLajme

Eurodeputetja: Partia e Vuçiç përdor çdo formë për të sulmuar dhe mbytur zërat kritikë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin, Europian Vioal von Cramon është shprehur se partia e Vuçiç sulmon çdo zë që është kritik ndaj tyre.

Cramon ka zhvilluar një vizitë në Serbi, ndërsa ka folur edhe për media, duke u shprehur se nuk sheh asnjë provë për një mjedis të sigurt opozitar.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Eurodeputetja e pyetur lidhur me dokumentin e Komisionit Europian i cili thotë se presidenti Vuçiç ka premtuar përkrahje projektin e minierës së Litiumit, thotë se pret transparencë të plotë nga të gjitha palët, ndërsa theksoi se do të hetojë të gjitha pretendimet e ngritura për këtë çështje.

Ndërkohë gjatë vizitës së Von Cramon në Serbi, një grup simpatizantes të presidentit Vuçiç kanë brohoritur ‘Kosova është zemra e Serbisë’ , ‘Nuk do të na e merrni Kosovën’.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *