Lajme

Eurodeputeti gjerman Butikofer, e quan çmenduri deklaratën e ambasadorit amerikan Hill, në lidhje me kryeministrin Kurti

Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka thekuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

Lexo më shumë  Nga UÇK-ja tek Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

E lidhur me këtë deklaratë të Hillit dhe mënyrën si i ka vlerësuar raportet me Kurtin ka reaguar politikani gjerman, Butikofer, i cili madje e quan çmenduri deklaratën e ambasadorit amerikan.

“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *