Eurodeputeti bullgar trondit Parlamentin e BE-së, bën përshëndetje fashiste
Gjatë debatit në seancën pleanre të Parlamentit Evropian në Strasburg eurodeputeti bullgar Angel Dzhambazki, anëtar i grupit Ecr( grupi të cilit i përket Vellëzërit e Italisë) ofendoi kolegun e tij Sandro Gozi (Renew Europa) para ndërhyrjes së këtij të fundit mbi rregullat e ligjit në Poloni dhe Hungari.
Më pas Dzhambazki u largua nga asambleja duke u drejtuar me përshëndetje fashiste nënkryetares së Parlamentit Evropian, Pina Picierno e cila në atë moment kryesonte dhomën.
” Rroftë Orban , Fidesz, Kaczynski, Bullgari. Rroftë Europa e kombeve”, tha Dzhambazki gjatë gjestit.
Picierno: “Kam kërkuar sanksione” – Komenti dhe përgjigja e Picierno nuk vonoi. “Në seancën që kryesova sonte, eurodeputeti bullgar Dzhambazki dha përshëndetjen romake. Unë menjëherë dënova atë që kishte ndodhur dhe kërkova që të sanksionohet ky gjest i poshtër dhe i papranueshëm. Parlamenti Evropian është një monument i gjallë i demokracisë kundër barbarizmit të Nazi-fashizmi”.
Dzhambazki: “Urrejtja për konceptin e kombit” – Parlamenti Evropian diskutoi mekanizmin që kushtëzon fondet evropiane të respektojnë rregullat e ligjit, temë për të cilën sot ka pasur një vendim nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së. Gjatë fjalës së tij, bullgari Dzhambazki kishte protestuar pasi sipas tij debati “nuk përfshinte shtetin ligjor”, por “urrejtjen për idenë e konceptit të kombit”.
Sulmi ndaj Gozit – Më pas eurodeputeti sulmoi kolegët të cilët ndërhynë para tij, përfshirë italianin e zgjedhur në Francë Sandro Gozi: “Nuk do të pajtohemi kurrë me axhendën tuaj”, axhenda e OJQ-ve që kërkojnë të shkatërrojnë Evropën, duke transformuar atë në diçka tjetër”.
Rruga Press