Lajme

Eurodeputeti bullgar Kovaçev: Shqipëria mund të fillojë negociatat, Maqedonia ende jo!

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovçev, konsideron se Shqipëria duhet menjëherë të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa Maqedonia duhet së pari të përmbushë marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe të arrijë përparim në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi.

Siç thotë Kovaçev për BGNES, nuk ka sqarim logjik pse Shqipëria, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe për këtë ka pajtim në Këshillin e BE-së, nuk i kafilluar negociatat për anëtarësim në BE, që do të ishte shenjë pozitive për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Osmani uron ShBA-në: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave

Sipas Kovaçev, ai nuk ka marë sqarim nga eurokomesari Oliver Varheji në pyetjen për Shqipërinë, por ka marë konfirmimin se marrdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e kushteve për fillim të negociatave, ndërsa ka thënë se Maqedonia dhe Shqipëria i përmbushin të gjitha kriteret. Gjithsesi, eurodeputeti bullgar pohon se Maqedonia ende nuk e ka përmbushur këtë kriter.

“Dua Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të avansojë drejt E-së. Kjo gjithnjë është dëshira jonë, por siç thash në seancën e parlamentit evropian, pa trashëgiminë e diktaturës komuniste të Titos. Me këtë trashëgimi nuk ka vend në BE. Kjo është e lidhur me urrejtjen, diskriminimin dhe respresionet. Për ta nuk ka vend në BE. Siç iu thash kolegëve në Parlament, nuk bëhet fjalë për kontest banal historik apo çështje bilaterale, por për çështje për të drejtat themelore njerëzore”, thotë Kovaçev

Lexo më shumë  Ministri Vitia jep lajmin për transformimin e Bllokut Operativ në Kirurgjinë Torakale. Aparatura bashkëkohore për herë të parë në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *