Lajme

Eurodeputeti austriak për liberalizimin: Vonesat e mëtejshme të vizave për Kosovën janë të papranueshme

Eurodeputeti austriak Andreas Schieder ka deklaruar se e mirëpret liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili duhet të hyjë në fuqi jo më vonë së 1 janari i vitit të ardhshëm, atëherë kur do të hyjë në funksion edhe sistemi ETIAS.

“Vonesat e mëtejshme janë të papranueshme”, ka thënë ai.

Këto komente ai i bëri  në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantohen raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Lexo më shumë  Në pika të shkurtëra, ajo që 118 ka bërë për administratën publike në katër vitet e fundit

“Dialogu Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga BE-ja duhet të intensifikohet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe. Veprimet përshkallëzuese gjatë muajve të fundit nga Serbia dhe akterët e sponsorizuar nga  serbët duhet të denoncohen. Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të vendoset në gur”, shtoi eurodeputeti austriak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *