Eurodeputeti austriak: Ka ardhur koha për marrëveshje që hap rrugën drejt pajtimit dhe njohjes
Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka thënë se është momenti për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.
Mandl, që është zëdhënës i grupit EPP, grupit më të madh në Parlamentin Evropian, ka mirëpritur dakordimin për propozimin evropian, por ka shtuar se ende ka shumë rrugë për t’u bërë.
“Pas 15 viteve të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl.
Ndërkohë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka mirëpritur hapat pozitiv të arritur në takimin e të hënës.
“Pas shumë muajve fokusim në menaxhim të krizave në dialogun Beograd-Prishtinë, jam me shpresë se takimi i mbrëmshëm është hap pozitiv në ndryshimin e të ardhmes evropiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. I përkrahur nga gjithë shtetet anëtarë, normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën do të ishte një hap i mirëseardhur për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Si gjithmonë, implementimi i marrëveshjeve do të jetë kyç“, ka thënë Bilçik.
Rruga Press