Bota

Eurodeputetët letër Komisionit Evropian, kërkojnë dorëheqjen e Oliver Varhelyi

Një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve e të Majtës në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian kërkojnë dorëheqjen e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Letra bën thirrje që Varhelyi të “dorëhiqet” ose “të shkarkohet” për tejkalimin e mandatit të tij, pasi njoftoi një ngrirje të ndihmës për palestinezët pa u konsultuar me qeveritë e BE-së.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Thuhet se komisioneri europian Varhelji nuk ka kompetencë të vendosë për këtë në mënyrë të njëanshme dhe as ta shpallë zyrtarisht në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin e duhur.

Raportohet gjithashtu se shumë kërkuan dorëheqjen e tij në shkurt, pasi ai u tha eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian se ata ishin “idiotë”.

“Fyerjet që Várhelyi u drejton institucioneve të BE-së dhe funksionimit të tyre demokratik nuk miratohen. Prandaj i kërkojmë komisionerit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet”, thuhet në letër.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Letra e hapur për Ursula von der Leyen do të dorëzohet gjatë ditës së sotme, është konfirmuar për portalin e Brukselit në zyrën e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit.

Projekt-letra drejtuar kreut të Komisionit është nënshkruar nga 12 eurodeputetë.

Rruga Press

YouTube player