Lajme

Euro zbret në një tjetër minimum historik në Shqipëri; Frenohet rritja e Dollarit

Euro vijoi rënien në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e sotme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Euro zbriti në minimumin e ri historik prej 117.32 Lekësh, 0.25 Lekë më pak krahasuar me ditën e martë.

Agjentët e tregut valutor besojnë se tashmë kursi i këmbimit është i ndikuar ndjeshëm nga sezoni veror dhe nga rritja e prurjeve të Euros, të lidhura me turizmin. Mbështetur në të dhënat e deritanishme, numri i turistëve të huaj këtë vit po shënon rritje të shpejtë dhe ka tejkaluar madje edhe nivelet e vitit 2019.

Pritshmëritë mjaft pozitive të operatorëve turistikë për sezonin veror duket se në mënyrë të tërhtortë po konfirmohen nga oferta e lartë e Euros në treg dhe nga zhvlerësimi i monedhës europiane ndaj Lekut. Duke qenë se sezoni turistik po hyn në pikun e vet, agjentët e këmbimit besojnë se pritshmëritë afatshkurtra janë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut ndaj Euros.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut ndaj Euros, që është edhe monedha kryesore e këmbimeve tregtare të vendit, luan një rol të konsiderueshëm në zbutjen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe favorizon importuesit e mallrave dhe shërbimeve, që blejnë në Euro dhe shesin në Lekë.

Të favorizuar janë edhe të gjithë subjektet që kanë detyrime në Euro dhe të ardhura në Lekë, ku përfshihet qeveria shqiptare si edhe subjektet private që kanë kredi në monedhën europiane.

Nga ana tjetër, ata që humbasin nga nënçmimi i Euros ndaj Lekut janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Në veçanti, rënia e Euros mund të jetë një problem i madh për sektorin e fasonerisë, që e mbështet konkurrueshmërinë e në koston e lirë të shërbimeve të përpunimit aktiv që ofron.

Ndërkohë, Dollari Amerikan pësoi një rënie të ndjeshme dhe zbriti në vlerën e 116.87 Lekëve, 0.64 Lekë më pak se dje, kur pati arritur nivelin më të lartë që prej mesit të vitit 2017. Kursi i Dollarit me Lekun reflekton pothuajse tërësisht kursin e Euros me monedhës Amerikane. Kursi mes Euros dhe Dollarit u barazua dje për herë të parë në histori dhe kjo u reflektua edhe në një kurs pothuajse të barabartë USD/LEK me atë EUR/LEK.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Megjithatë, sot Dollari humbi lehtë terren në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe kjo rënie u pasqyrua si zakonisht edhe në kursin e këmbimit me Lekun. Duke qenë se valutat e tjera kanë një shkallë të vogël përdorimi dhe këmbimesh në tregun shqiptar, kursi i tyre ndaj lekut bazohet në raportet e këmbimit me Euron.

Megjithëse Dollari tashmë ka një rol më të vogël në këmbimet tregtare të vendit, kursi USD/LEK ngelet i rëndësishëm për çmimet e mallrave me rëndësi jetike, sidomos për karburantet./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *