Euro vijon forcimin, kthehet pranë 105 lekëve, në rritje edhe valutat e tjera
Euro vijon të tregojë shenja forcimi përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet këtë të enjte për 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekësh që u arrit të enjten e kaluar.
Në shitje, euro po këmbehet për 105.42 lekë, ndërsa po blihet për 104.15 lekë.
Rritja e shpejtë e Euros, ashtu siç pritej, ka tërhequr pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera si dollari apo paundi.
Rruga Press