Lajme

EurActiv: Shqipëria kampione e drogës, qeveria e ka humbur luftën

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha të kanabisit në botë. Agjencia citon raportin për Krimin dhe Drogën nga OKB për vitin 2022.

Në këtë raport thuhet se Shqipëria është prodhuesi i shtatë më i madh në botë i kanabisit. Shqipëria vjen pas vendeve të tilla si Maroku, Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libani.

Por Shqipëria është e para në rajonin e Europës Juglindore, çka tregon një rritje të ndjeshme të kultivimit të kanabisit atje, shkruan agjencia.

Lexo më shumë  Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Më tej në raport thuhet se Shqipëria është një rrugë kryesore e trafikut të heroinës që nis nga Pakistani dhe përfundon në Europën Perëndimore.

Një konstatim i frikshëm i raportit është se bandat shqiptare janë sofistikuar duke importuar dhe shpërndarë kokainë nga Amerika Latine për në Europë.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë vepruar në mënyrë të ndarë nga shitësit dhe shpërndarësit në rrugë. Rrjetet kriminale shqiptare kanë braktisur këtë model dhe kanë marrë nën kontroll importin dhe shpërndarjen,” thuhet në raport.

Në raport thuhet se legalizimi i kanabisit ka shtuar ndjeshëm përdorimin e drogës në vendet që e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

Lexo më shumë  FSK-ja do të mbajë stërvitje në Mitrovicë duke nisur nga nesër

Në fund, agjencia shkruan se pavarësisht pretendimeve të qeverisë, ajo e ka humbur luftën me drogën.

“Prej kohësh, qeveria shqiptare pretendon se po e fiton betejën kundër kultivimit të drogës në vend, por ka shqetësime se mund të mos jetë kështu. Ka gjithashtu shqetësime në rritje për trafikantët shqiptarë të drogës që e eksportojnë modelin e tyre të prodhimit në vende të tjera evropiane si na Britani, Gjermani, Austri dhe vende të tjera”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *