KryesoreLajme

EULEX-i e KFOR-i shkojnë në vendin ku ndodhi shpërthimi në veri

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një granata dore pak para mesnatës në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Mediumi Kossev ka shkruar se në vendin e ngjarjes janë edhe ekipe të EULEX-it dhe të KFOR-it, derisa sipas Policisë, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

Ende s’dihen arsyet e shpërthimit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rruga Press

YouTube player