Bota

Estonia nuk njeh presidencën e Lukashenkos, nuk dërgon ambasador në Bjellorusi

“Diplomati i emëruar në postin e ambasadorit Estonez në Bjellorusi nuk do ta zërë postin,” tha Ministrja e Jashtme Estoneze Eva-Maria Liimets. “Do të ishte një njohje e heshtur e presidencës së Lukashenkës dhe plotësisht qesharake, pasi as Estonia dhe as BE nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale Bjelloruse gushtin e kaluar, të cilat shënuan një vjedhje masive.”

Estonia nuk e sheh Alyaksandr Lukashenkon si kreun legjitim të shtetit, tha Liimets, kështu që paraqitja e letrave kredenciale nga ambasadori nuk do të bëhet.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

Liimetes paraqiti disa alternativa të mundshme për një mision të plotë diplomatik. Ky mund të jetë emërimi i një të ngarkuari me punë të përkohshme, mbajtja e një ambasadori që do të punojë nga Talini dhe në përputhje me rrethanat, nuk do të dorëzojë letrat kredenciale, ose ambasadë me më pak punonjës pa emërime të reja.

Në fillim të korrikut, Minsku urdhëroi Lituaninë dhe Letoninë të ulnin numrin e stafit konsullor në ambasadat e tyre./Belsat

Lexo më shumë  Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *