Bota

Estonia: Nuk kemi plan B nëse Ukraina bie

Estonia është e bindur se sapo të përfundojë lufta në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen në shtetet baltike, duke kërkuar që shtetet si Estonia t’i kthejë nën kontrollin e Moskës.

Për ta ndaluar këtë mundësi, qeveria estoneze ka derdhur para dhe armë në luftën e Ukrainës.

“Nëse çdo shtet i NATO-s do ta bënte këtë, Ukraina do të fitonte”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

Por, Ukraina nuk është duke fituar.

Në mungesë të artilerisë, municionit, mbrojtjes ajrore dhe mbi të gjitha trupave, Ukraina po e ka të vështirë të përballet me armatimet e Rusisë dhe sulmet në kufij.

Kallas është pyetur cili do të jetë plani B i Estonisë nëse Ukraina e humb luftën.

“Nuk kemi plan B për një fitore ruse”, është përgjigjur ajo, “sepse atëherë ne do të ndalonim të fokusohemi në planin A” – për ta ndihmuar Ukrainën ta shtyjë prapa pushtimin rus.

Lexo më shumë  Partitë gjermane refuzojnë koalicionin me partinë ekstreme AfD-në

“Nuk duhet t’i jepemi pesimizmit. Fitorja e Ukrainës nuk është vetëm për territor. Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, edhe nëse nuk është i gjithë territori, atëherë ajo është fitore sepse do të vendoset nën ombrellën e NATO-s”, ka theksuar ajo.

Rruga Press

YouTube player