Estonia mbyll nesër kufirin për turistët rusë
Estonia ka vendosur të mbyllë kufirin e saj për Rusinë, duke ndaluar hyrjen në vend të shtetasve rusë me viza turistike.
Kjo masë do të hyjë në fuqi nga nesër, 18 gusht, raporton Reuters.
Në këtë mënyrë Estonia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ndalon hyrjen e turistëve rusë në territorin e saj.
“Bëhet fjalë për mbi 50,000 viza të vlefshme dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bllokohen nga 18 gushti. Personat që mbajnë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti po shqyrtojmë mundësinë e mbylljes së kufirit ruso-estoni për të gjithë shtetasit rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”, tha një zyrtar.
Ndërkohe kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i shtetasve rusë që kalojnë kufirin ka vazhduar të rritet.
Rruga Press