BotaKryesore

Estonia kap një cisternë ruse në Detin Baltik për herë të parë

Një cisternë nafte e lidhur me Kremlinin u ndalua nga autoritetet estoneze të premten jashtë Talinit, në atë që shënon herën e parë që vendi baltik ka shënjestruar drejtpërdrejt “flotën hije” të Rusisë.

Anija, e quajtur Kiwala, thuhet se kishte funksionuar nën flamurin e Xhibutit.

Megjithatë, ajo u kap duke mos valëvitur flamurin, gjë që përbën shkelje të ligjit detar.

Megjithëse ekuipazhit dha një certifikatë flamuri, autoriteti detar i Xhibutit tha se nuk mund ta gjente Kiwala në regjistrin e tij kombëtar, shkruan euronews.

“Anijet si kjo në fakt nuk lejohen të operojnë. Estonia ushtroi të drejtën e saj për të ndaluar anijen për inspektim”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bordit të Policisë dhe Rojeve Kufitare (PPA) Veiko Kommusaar.

Lexo më shumë  Brukseli ka humbur durimin - BE po shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit

“Kiwala është sanksionuar nga BE”, shtoi Kommusaar.

Për më tepër, anijet kanë qenë nën sanksione të mëtejshme nga Kanadaja, Zvicra dhe Britania e Madhe, sipas raporteve.

Bëhet e ditur se ajo ishte rrugës për në portin rus të Ust-Luga.

Si pjesë e “flotës hije” të Moskës, dyshohet se transporton naftë ruse për të anashkaluar sanksionet.

Kiwala tani do të qëndrojë nën roje nga tre anije të marinës derisa të përfundojnë kontrollet e mëtejshme.

Lexo më shumë  Aksident në Tiranë/ Gruaja me motor përplaset për vdekje nga autoboti. Qytetarët: ambulanca nuk u përgjigj në kohë

“Nuk është sekret që gjatë vitit të kaluar, një numër anijesh janë shfaqur në Gjirin e Finlandës që lundrojnë pa dokumentacion të duhur”, shpjegoi Kommusaar.

“Dhe mund të thuhet fare qartë se është pjesë e flotës hije, e cila përdor Detin Baltik për të transportuar mallra, gjë që është e ndaluar”.

Ndryshe, pronari i anijes është Tirad Shipping, një kompani me bazë në Mauritius që operon vetëm një anije – Kiwala.

YouTube player