Bota

Eskalon gjuha e Trumpit drejtuar Zelenskyt: Një diktator pa zgjedhje, Zelensky më mirë të lëvizë shpejt ose do të mbetet pa shtet

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim të ashpër në rrjetin social Truth Social, duke e kritikuar ashpër lidershipin e presidentit e Ukrainës dhe mënyrën se si ai ka menaxhuar situatën e luftës me Rusinë.

Lideri amerikan deklaroi se Zelensky ka bërë një “punë të tmerrshme” dhe paralajmëroi se ai duhet të veprojë me shpejtësi për të shpëtuar vendin e tij, përndryshe Ukraina mund të mos ekzistojë më.

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur kot – Dhe kështu vazhdon…”, shkroi Trump, duke theksuar se konflikti i vazhdueshëm ka sjellë pasoja katastrofike për popullin ukrainas.

Lexo më shumë  BE i vendos sanksione të reja Rusisë, Kallas: Kremlini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë

“Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do të ketë më vend për të”, shtoi ai.

Trump gjithashtu kritikoi mënyrën se si Zelensky ka ndikuar në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se presidenti ukrainas e ka bindur Uashingtonin të shpenzojë 350 miliardë dollarë për një luftë që, sipas tij, “nuk mund të fitohej”.

Lexo më shumë  Kryeministri i Britanisë mbështet Zelenskyn: Ai është lideri i zgjedhur në mënyrë demokratike

Ai e përshkroi liderin ukrainas si një “komedian mesatarisht të suksesshëm”, duke minimizuar aftësitë e tij si udhëheqës dhe duke vënë në dyshim rolin e tij në skenën ndërkombëtare.

Këto komente të 78-vjeçarit pritet të shkaktojnë reagime të forta, si në Ukrainë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në qarqet ndërkombëtare, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

YouTube player