Sport

“Është vetëm fillimi”, 50 ndeshje në Serie A, Kumbulla feston por mbetet në merkato

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të futbollit shqiptar, një talent i pastër që prej kohësh luan në nivelet më të larta në Serie A.

Qendërmbrojtësi kuqezi ishte një nga investimet më të rëndësishme të Romës verën e shkuar, me verdhekuqtë që shpenzuan afro 30 milionë euro për të siguruar kartonin e tij.

Ndaj Spezia, Kumbulla festoi ndeshjen e tij të 50 në Serie A, e të mendosh që është vetëm 21-vjeç.

Lexo më shumë  Hysaj flet para sfidës historike: Do japim gjithçka për të kualifikuar Shqipërinë, çunat janë të motivuar

“Është vetëm fillimi”, shkruan Kumbulla në rrjetet e tij sociale.

Pak nga pak, Kumbulla po fiton dhe besimin e Jose Morinho, por ky fakt mund të mos mjaftojë pasi Roma pritet të ndryshojë shumë gjatë merkatos së dimrit ndërsa edhe Kumbulla mund të ndryshojë ambient, në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë.

Sipas mediave italiane, Kumbulla kërkohet nga disa klube me emër në Serie A, si Milan, Torino etj, por mbetet një opsion i preferuar edhe nga klube si Sevilla, e gjithë kjo situatë mund të bëjë që mbrojtësi të ndryshojë ambient, gjithnjë nëse Mourinho nuk i premton një fanellë titullari.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *