Lajme

‘Është miku im’/ Deputetja Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën

Seanca e sotme plenare, ku pritej të diskutohej çështja ‘McGonigal’, nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori fjalën në Kuvend. Ajo u shpreh se procesverbali i sotëm është turp. Vokshi nxorri një video të kryeministri Edi Rama, në të cilën thotë se ish-agjenti i FBI-së është miku i tij. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Deri më tani kreu i qeverisë ende nuk ka shkuar në Kuvend dhe nuk dihet nëse do ia delegojë interpelancën ministres Elisa Spiropali.

Debati:

Vokshi: Ky është procesverbali. Turp nuk ka më turp. Kjo tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë Kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video.

Rama në video: Ai është miku im (për ish-agjentin e arrestuar të FBI-së).

Nikolla: Ky nuk është procesverbal.

Vokshi: Është procesverbal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *