Argument

Është detyrë shoqërore që për talente dhe gjeni si Zef Deda, Mirush Kabashi, e të tjerë, shumë të shtrenjtë, që nuk i kemi më, të angazhohemi në kërkim enciklopedik për veprën e tyre

Nga Ervin Goci

Kur një artist i madh ndahet nga jeta, një shoqëri vajton për trupin e tij, por i gëzohet veprës dhe kjo sikur e zbut fatkeqësinë sepse ikën trupi pa kthim, vepra përjetesohet.

Në Shqipëri, pushteti i kalbur dhe prapanik, është përpjekur me gjithë fuqinë për të zhbërë aureolën e veprës së tyre, jo thjesht duke i harruar, por dhe duke i zëvendesuar me karikatura. Me siguri mund të them që ndaj personalitetit të tyre, minimalisht nuk është treguar as një fije respekt, madje relativizim, sikur rrethanë. Është detyrë shoqërore që për talente dhe gjeni si Zef Deda, Mirush Kabashi, e të tjere, shumë të shtrenjtë, që nuk i kemi më, të angazhohemi në kërkim enciklopedik për veprën e tyre. Karakteri i tyre aktorial dhe personal, janë si burim parësor energjie, kush i braktis zhytet në errësirë të thellë..

Vetë ndjej konsideratën më të thellë për ta, ua njoh gjithë epersinë e gjenisë së tyre..pa këtë taksonomi, sëmundja ngjitëse e debilizmit bëhet kushti..

Rruga Press

YouTube player