Lajme

Escobar paralajmëron sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se do të ketë edhe vendime të tjera për shpalljen e personave non-grata dhe sanksione ndaj liderëve të korruptuar, pa përjashtuar Ballkanin Perëndimor.

“Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për News 24.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

I pyetur se pse ka kaq shumë shqiptarë në listën e zezë të SHBA, Escobar tha se, “Në fakt, do të shihni më shumë! Por, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit, apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është”.

“Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, tha ai.,

Lexo më shumë  Dosja ‘Balluku’ është llahtari - Rreth 6500 SMS, tendera në këmbim me apartamente deri tek bisedat për jahte

Ky parlajmërim i Escobar vjen pak ditë pas sanksioneve të SHBA-së, të vendosura ndaj grupit që udhëheq krimin e organizuar në veri, nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *