Escobar: Nuk është qëllimi i SHBA-së të zgjedhë modelin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se duhet të gjendet një modalitet për të arritur një marrëveshje.
Sipas tij, nuk është qëllimi i SHBA-së që të zgjedh ndonjë model të marrëveshjes për të dyja vendet.
Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të gjitha të anëtarësuara në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq Miroslav Lajçak ka thënë se nuk e përjashtojnë asnjë rezultat dhe nuk e imponojnë ndonjë të tillë.
Rruga Press