Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu
Ernest Muçi ka vazhduar me fortë shumë të mirë me fanellën e Besiktas, ku edhe në ndeshjen ndaj Ankargucu po del të jetë protagonist.
Besiktas po luan në kuadër të javës së 33-të në shtëpi ndaj Ankaragucu, ku Milot Rashica dhe Ernest Muçi e nisën këtë përballje nga minuta e parë.
Ka qenë pikërisht sulmuesi anësor shqiptar, Muçi, që ka hapur ndeshjen me një gol të bukur.
Zhvillohej minuta e 18-të e ndeshjes, kur Muçi mori një pasim nga Gelson Fernandes dhe me të parën goditi për të shënuar për 1-0.
ernest muci, besiktas, albania pic.twitter.com/NJ1zyNSjPy
— News video (@Newsvideo13) April 19, 2024
Ky ishte goli i tretë i Muçit me Besiktasin, me të cilët u bashkua në afatin kalimtar dimëror.
Rruga Press