Erion Veliaj shpenzon 54 mln lekë për t’u treguar shqiptarëve ‘rrushin e kumbullat’
Projekti ka si qëllim ngritjen e disa tendave në sheshin “Skënderbej” ku do të ekspozohen produktet lokale të Tiranës, të tipit prodhime bujqësore e blegtorale të tilla si vreshtaria, bulmeti, mjalti, frutat e egra, bimët medicinale etj, por edhe produkte artizanale.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një procedurë prokurimi për gati 54 milionë lekë të vjetra për të ekspozuar produktet lokale të Tiranës.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-07535-10-07-2021 dhe me objekt “Shijo produktet lokale të Tiranës”. Projekti ka si qëllim ngritjen e disa tendave në sheshin “Skënderbej” ku do të ekspozohen produktet lokale të Tiranës, të tipit prodhime bujqësore e blegtorale të tilla si vreshtaria, bulmeti, mjalti, frutat e egra, bimët medicinale etj, por edhe produkte artizanale.
Në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht “Piano-Bisha” shpk në pronësi të shtetasit Rezar Bisha, kompani e cila është shpallur edhe fituese. Kompania fituese bën çdo aktivitet të mundshëm, përveç organizimit të panaireve, kërkesa e vetme në tender. Në fushëveprimin e saj kompania numëron shitjen e bizhurterive; të pajisjeve elektro-shtëpiake; hidrosanitare; po ashtu edhe të matieraleve të tjera. Por nuk ka eksperiencë për organizime të tilla.

Ky subjekt është paraqitur me ofertë në vlerën 4,481,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 54 milion lekë të vjetra me TVSH. Përkatësisht vlera fituese rezulton të jetë sa 99.77% e fondit limit dhe ka fituar. Porn ë ç’baza? Pse është konsideruar si e aftë kjo kompani? Faktet e renditura më sipër ngallin dyshime se fituesi i këtij tenderi mund të ketë qenë i paracaktuar. Komisioni Prokurimit Publik ende nuk ka analizuar tenderin, për të ngitur kështu edhe “flamurin e kuq”.