Sport

Eriksen kthehet te Interi: Është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore

Këtë mëngjes Christian Eriksen bëri një vizitë në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile. Danezi që pësoi një atak kardiak në Euro2020 me ekipin e kombëtares pas ndërhyrjes kirugjikale në zemër është rikthyer në Itali për t’u njohur kështu edhe me vendimin e mundshëm të ekipit zikaltër, nëse do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë.

Interi bën të ditur se Christian Erikseni është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore, pasi mesfushori danez ishte sot i pranishëm në qendrën stërvitore të klubit.

Mesfushori danez e ka vizituar sot qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile, për herë të parë që prej arrestit kardiak që e pësoi në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Kampionatin Evropian në qershor.

Njoftimi i klubit

Mesfushori danez u takua me drejtorët e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin e pranishëm. Eriksen është mirë dhe është në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore.

Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagen, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike. Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *