Lajme

Erërat e forta ‘paralizojnë’ lundrimin detar në Vlorë! Dëme në biznese, disa zona pa drita

Moti i keq ka mbërthyer territorin e Vlorës. Raportohet se në orët e vona të mbrëmjes, qyteti bregdetar ka pasur prani të erërave të forta.

Kjo ka sjellur probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë, Llogora, Selenicë kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes. Era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren Lungomare. Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *