Gjeopolitikë

Erdogan mesazh Mitsotakis para takimit ‘kokë më kokë’: Miku im, s’ju kërcënojmë nëse s’na kërcënoni

Paçka përplasjeve të vazhduara gjeopolitike, Greqia dhe Turqia do të ulen nesër në një tryezë ku do të diskutojnë përtej diferencimeve. Një ditë pas takimit “kokë më kokë” me kryeministrin grek, Mitsotakis, Presidenti turk, Erdogan ka i ka dërguar një mesazh Mitsotakit duke thënë se Ankaraja nuk kërcënon nëse edhe Athina nuk e bën të njëjtën gjë.

“Kyriako, miku im. Ne nuk ju kërcënojmë nëse nuk na kërcënoni. Nuk ka asnjë çështje që nuk mund ta zgjidhim. Le të forcojmë besimin mes dy vendeve tona. Të rrisim bashkëpunimin dypalësh në çdo sektor, në ekonomi, tregti, transport, energji, shëndetësi, teknologji, arsim, në çështjet që kanë të bëjnë me rininë”, shton presidenti i Turqisë në intervistën e tij për Kathimerini.

Presidenti turk në intervistën e tij përshkruan gjithashtu se për të ka probleme të ndërlidhura që duhen zgjidhur veç shelfit kontinental dhe se kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas.

“Unë besoj se problemet do të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe vullnetit të mirë. Natyrisht, ka shumë probleme të ndërlidhura që duhet të zgjidhen përveç shelfit kontinental. Ne duhet t’i konsiderojmë ato si një e tërë. Një qasje selektive nuk është e saktë. Të flasim për tema të caktuara dhe të mos flasim për të tjera. Sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas. Megjithatë, për të gjitha problemet tona duhet të flasim me guxim dhe të drejtojmë drejt opinionin tonë publik”, tha Erdogan ndër të tjera.

YouTube player