BallinaLajme

Erdhën zgjedhjet/ LDK-së i kujtohet për temën e vrasjeve të pasluftës

Lidhja Demokratike e Kosovës i është rikthyer përmendjes së vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë në periudhën e pasluftës, tani që po afrojnë zgjedhjet.

Zyrtarë të lartë të LDK-së, duke folur për zhvillimet politike, në diskurs kanë përfshirë vrasjet e veprimtarëve të tyre, rastet e të cilëve nuk janë zbardhur asnjëherë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Këto deklarata vijnë në kohën kur partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen së shpejti.

LDK po pretendon se ndaj saj është duke u zhvilluar një fushtë e ashpër politike e fajësuese.

Nndonëse kanë kaluar 20 vjet nga vrasjet e disa prej zyrtarëve më të lartë të LDK-së, këto raste nuk janë zbardhur asnjëherë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

LDK-ja ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ish-figurat e larta të saj, por nuk ka bërë shumë në këtë drejtim në kohën kur ka udhëhequr vetë me Qeverinë e Kosovës.

Për shumë vite, në fushata zgjedhore, LDK ka akuzuar e aluduar në partitë rivale për këto vrasje, por shumë herë ka qeverisur me to pas zgjedhjeve.

Rruga Press

YouTube player