Bota

Era po fryen në favor të ‘anijes’ ukrainase, thotë ekspertja amerikane

Nëse keni pyetur veten se sa e rëndësishme është për Ukrainën që të rimarrë zonat kyçe rreth Kievit, një eksperte ka analizuar dhe përgjigjet për ju.

Elizabeth Braw, anëtare rezidente në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve, i tha Sky News-it se “ndjehet sikur era ka filluar të kthehet për anijen ukrainase në drejtim të jo vetëm rezistencës, por rimarrjes së qyteteve”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Megjithatë, ajo paralajmëron se ne nuk mund të supozojmë se kjo është një rrugë drejt fitores për Ukrainën.

Nëse Ukraina do që ta fitojë luftën, do të duhet kohë e gjatë para se ta fitojë atë realisht, thotë ekspertja amerikane.

Braw thotë se tani duket shumë e pamundur që Rusia të arrijë të zëvendësojë qeverinë ukrainase pasi dështoi të nisë një sulm në shkallë të plotë në Kiev.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Unë mendoj se ajo ëndërr ka marrë fund,” thotë ajo.

Megjithatë, Putini do të duhet t’i shëse diçka publikut rus, kështu që Braw thotë se strategjia e presidentit rus tani do të jetë të marrë Ukrainën lindore dhe të ndërpresë daljet e tyre në det.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *