Lajme

Era e fortë dëmton çatinë e dy shkollave në Kolonjë

Moti i keq ka përfshirë vendin dhe ka sjellë dëme në rrugë në shtëpi e në shkolla.

Shkolla 9-vjeçare në Selenicë dhe shkolla fillore në Shalës, të dyja në bashkinë Kolonjë, kanë pësuar dëmtime në çati. Kjo ka ardhur si pasojë e erës së fortë. Këto dëmtime janë të lehta dhe jo problematike.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Në të dyja shkollat vijon mësimi (shkolla e Selenicës është një godinë e madhe dhe po vijohet mësim te pjesa që nuk ka probleme, ndërsa në Shalës po zhvillohet në një ambient tjetër).

Ekipet e punës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimin çative për rikthimin e nxënësve ditën e hënë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *