Era dhe energjia solare do të mund të përmbushnin 85 për qind të kërkesave aktuale të SHBA-së për energji elektrike
Një hulumtim i ri ka zbuluar se era dhe energjia solare do të mund të mbulonin rreth 85 për qind të kërkesave aktuale të SHBA-së për energji elektrike, ndërkaq bateritë, rritja e kapaciteteve dhe opsionet tjera të akumulimit do të mund të rrisnin këtë përqindje.
Kombinimi i erës dhe energjisë solare do të mjaftonin që të mbulonin shumicën e nevoja energjike “në shtetet me industri të zhvilluar”, pretendojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine, Tsinghua dhe Instituti Carnegie.
Në hulumtim janë përdorur të dhënat e nevojave energjike të 42 vendeve gjatë 39 viteve të fundit, me qëllim që të mund të konstatohet nëse resurset si era dhe energjia solare do të mund të plotësonin kërkesat.
Është konstatuar se fuqia e erës dominon dhe mund të mbulojë nevojat energjike në vendet ku janë kryer këto analiza dhe atë nga 72 deri në 91 për qind, e kjo përqindje mund të përllogaritet pa marrë parasysh akumulimin e energjisë në forma tjera.
E nëse ato llogariten, këto burime të ripërtërishme të energjisë mund të mbulojnë nga 83 deri në 94 për qind të nevojave energjike.
Rruga Press