KryesoreLajme

“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të Milan Radojçiqit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se Radojçiqi që vet është bërë milioner derisa qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.

Sipas saj, kjo epokë tashmë ka marrë fund, teksa ka shtuar se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.

Lexo më shumë  Murati: Kosova do të bëhet me valutë digjitale

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit. Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, ka shkruar  Haxhiu.

Policia e Kosovës të enjten ka bërë të ditur se është konfiskuar restoranti dhe banesa e kryeterroristit serb, Milan Radojçiq, në veri të vendit.

Lexo më shumë  Klan Kosova fton Kurtin në debat, VV i thotë se do ta shqyrtojnë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen Telekomit 62.6 milionë eurot e zhvatura

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se kjo është bërë nga zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, një ditë më parë ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

YouTube player