Lajme

Enrico Barduani, komandant i ri i KFOR-it

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit.

Këtë pozitë për një vit e ka pasur gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ulutash e ka përmendur që KFOR-i përkrah plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si platformën e vetme për zgjidhje të të gjitha mospajtimeve mes dy palëve.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai është nderuar me medalje për përkushtimin e tij në këtë, dhe misionet tjera të NATO-s.

Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Osmani ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë për qytetarët e vet.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e kombit tonë, që nuk e njohin luftën. Duke punuar së bashku, le të sigurohemi që do të vazhdojë të jetë ashtu”.

Ajo ka folur për sfidat e ndryshme të sigurisë, të cilat i ka përjetuar Kosova në 25 vitet e fundit, duke veçuar sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, në veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player