Lajme

Energjia kap nivele rekord ne bursa, Shqipëria anulon blerjen

Korporata elektro-energjitke ka anuluar tenderin për blerjen e energjisë për shkak të çmimeve rekord në bursa, ku një MWH  ka arritur në 500 euro. Në procedurën për blerjen e energjisë kërkohej një sasi prej 61 mijë e 600 MWH për të plotësuar nevojat vetëm për një javë.

Aktualisht është vendosur që  konsumi vendas do të mbulohet nga prodhimi në kaskadën e Drinit duke pritur që javën e ardhshme të ketë një tendencë në ulje të çmimeve në bursë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Niveli në Fierzë rezulton 278 metra  duke pësuar një ulje me gati 2 metra brenda pak ditëve. Ekspertët argumentojnë se shtyrja e afatit për blerje energjie nuk është zgjidhje e problemit pasi çmimi parashikohet të rritet edhe më shumë në javët e ardhshme.

Ata paralajmërojnë se Shqipëria rrezikon krizë energjitike dhe sugjerojnë të merren masa për të parandaluar një gjë të tillë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Zgjidhje sipas Lorenc Gordanit për krizën energjitike në Shqipëri mund të jetë një tjetër mbështetje financiare nga buxheti ose rritje e çmimeve  për konsumatorët. Ndikim kryesor në rritjen e çmimeve të energjisë  në bursa  ka dhënë thatësira e tejzgjatur dhe dalja në  remont e disa impianteve të prodhimit të energjisë në Europe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *