BallinaLajme

‘Ende asnjë fjalë ngushëllimi’, Berisha: Rama vijon shoppingun në New York

Ish kryeministri Sali Berisha i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndërpresë shoppingun në New York dhe të shprehet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Sipas Berishës, Rama nuk ka dërguar një fjalë ngushllimi familjes dhe as nuk ka dënuar ekzekutimin e Klodianit.

“E gjithë Shqipëria në revoltë! Të rinjtë e Fierit mbrëmë në revoltën kundër ekzekutimit shtetëror pas shpine në prag të derës në Ditën e Rinisë të Klodian Rashës nga vrasës me uniformë te Edvin Kristaq Xhelatit, i cili vazhdon shoppingun në New York dhe nuk ka dërguar një fjalë ngushllimi familjes dhe as nuk ka dënuar ekzekutimin shtetëror te Klodianit.”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

YouTube player