Lajme

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin sot takohet me Osmanin e Kurtin

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të jetë në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00, ka njoftuar Presidenca, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Paraprakisht i dërguari i Britanisë së Madhe e ka vizituar Serbinë.

Lexo më shumë  Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në Serbi, Sir Stuart Peach ka thënë se në rolin e ri si i dërguar për Ballkanin Perëndimor do të bashkëpunojë me përfaqësuesin e BE-së për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Lexo më shumë  Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Gjatë takimit me emisarin britanik Petkoviqi i është ankuar për sjelljen e institucioneve të Kosovës duke e përmendur këtu moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë e moszbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *