KryesoreLajme

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën, Osmani: Mundësi për bashkëpunim mes dy vendeve

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka falënderuar homologun e saj në rrjete sociale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Marrëveshja e arritur mes Osmanit dhe Bin Zayed muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

YouTube player

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan