Lajme

Emigrantët sjellin 340 milionë euro në vend, 42 % më shumë se në 2020

Nga Erblina Mile

Emigrantët shqiptarë kanë sjellë pranë familjeve  mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë vërehet se remitancat janë shtuar me 67 milionë euro.

Kjo shpjegohet me faktin se viti i kaluar ka qenë një vit i vështirë financiar për shkak të pandemisë dhe në shumë shtete ka pasur kufizime të forta. Ndërkohë që  rritja e parave të sjella nga emigrantët gjatë këtij viti lidhet kryesisht me shpenzimet e larta shëndetësore të shqiptarëve për shkak të Covid.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Gjatë periudhës prill-qershor  të ardhurat e emigrantëve janë rritur me rreth 42 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por nëse bëjmë një vlerësim të parave që emigrantët kanë sjellë pranë familjarëve në Shqipëri, konstatohet se është më e larta në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të mëparshme të Bankës së Shqipërisë, 1 në 4 familje shqiptare kanë burim të  vetëm jetese paratë që u sjellin familjarët që punojnë në emigrim. Ndërkohë që 69% e të ardhurave nga emigracioni shkon për përballimin si dhe shpenzimet e tjera në banesë si ujë dhe energji elektrike. /abcnews.al/

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *