Emigrantët e Gjadrit bëhen agresiv, 20 prej tyre protestojnë duke shkatërruar dhomat
Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Njëzet emigrantë filluan protestën e dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës. Kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.
Kujtojmë se në qendrën e ngritur nga qeveria italiane janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia pas dekreteve të dëbimit. Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill. Mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë.
Rruga Press