Bota

Emigrantët e bllokuar në kufirin me Poloninë zhvendosen në një qendër strehimi në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi thonë se emigrantët e bllokuar në kufirin me Poloninë janë zhvendosur në një bazë vullnetare.

Ndërkohë, disa qindra janë riatdhesuar në Irak, pasi kanë hequr dorë nga çdo shpresë për të arritur në Evropë.

“Që nga 18 nëntori, të gjithë refugjatët nga kampi i improvizuar në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, pranë pikës së kalimit Brouzgui, janë transferuar në baza vullnetare në një qendër logjistike”, thanë rojet kufitare bjelloruse.

Lexo më shumë  Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika – pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Rojet kufitare polake konfirmuan evakuimin e kampit, i cili vjen pas një jave tensionesh në rritje midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian.

Më shumë se 1.000 njerëz ishin strehuar tashmë të martën në një kamp më të gjerë pranë kufirit, por Minsk tha se rreth 800 të tjerë ende e kishin kaluar natën jashtë në temperatura nën zero në tenda ose pranë zjarreve.

Lexo më shumë  Ministri ukrainas në Dubrovnik: Mund të ketë një luftë të re

Ndërkohë, më shumë se 400 irakianë u kthyen në shtëpi të enjten në bordin e fluturimit të parë të riatdhesimit që nga fillimi i krizës.

Lëvizjet e fundit po shihen si një shenjë se udhëheqësi i vendit Alexander Lukashenko, i akuzuar për orkestrimin e krizës, tani është i prirur për ta zbutur atë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *