Lajme

Elsa Lila u arrestua si pjesëtare e grupit kriminal, më pas nxjerr foto duke u gajasur: Qesh mirë kush qesh i fundit

Elsa Lila, e cila u arrestua me bujë pak kohë më parë nga autoritetet italiane, është lënë e lirë.

Lajmin e bëri të ditur Saimir Visha, i cili është edhe daja i Elsa Lilës. Pasi tha se shqiptarët kanë vjellë vrerë dhe zbuloi se ka drekuar në Itali me të, daja i Elsës ka publikuar një foto ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”, u shpreh avokati Vishaj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

U fut në burg duke fshehur fytyrën e turpëruar dhe doli duke pozuar me krenari.

Çfarë mendoni se ka dashur të thotë Elsa Lila -ish diva e muzikës shqiptare, sot e akuzuar për pjesëmarrje në nivele të larta të krimit të organizuar-, me foton e saj duke u gajasur dhe duke pirë verë?

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *