Bota

Elon Musk refuzon ta bllokojë propagandën ruse nga Starlink

Në një postim në Twitter të premten mbrëma, Elon Musk pretendoi se zyrtarët e huaj të qeverisë i kishin kërkuar kompanisë së tij të internetit satelitor Starlink “të bllokonte burimet ruse të lajmeve” pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Mirëpo ai ka thënë se nuk mund ta bëjnë këtë.

Lexo më shumë  Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: NATO garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës!

“Ne nuk do ta bëjmë këtë nëse nuk jemi nën kërcënimin e armës”, ka thënë Musk në Twitter.

“Më vjen keq që jam absolutist i fjalës së lirë”, ka shtuar ai.

Është e paqartë se cilave qeveri i referohet Musk në Twitter, megjithëse ai shtoi se nuk ishte Ukraina.

Musk dërgoi një kamion me antena Starlink – të cilat mund të përdoren për t’u lidhur me shërbimin e internetit të bazuar në satelit të kompanisë në Ukrainë këtë javë, duke iu përgjigjur një lutjeje nga zëvendëskryeministri i vendit mes frikës se ukrainasit mund të humbnin aksesin në internet nëse Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën e komunikimit.

Lexo më shumë  Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *