Bota

Elizabeta e Dytë, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëresha 96-vjeçare është monarkja më jetëgjatë dhe e para që arrin 7 dekada në fron. Buzëqeshur ajo u fliste stërnipave teksa shikonte aeroplanët që kalonin mbi pallat. Shfaqja gjashtëminutëshe përfshiu aeroplanët Typhoon në formacion që shfaqnin numrin “70”

Katër ditë feste në nder të 70-vjetorit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë kanë nisur shfaqjen e traditave ushtarake të Britanisë prej ditëve me kuaj dhe topa deri tek epoka e aeroplanëve.

Festa zyrtare për Jubileun Platinum ka nisur me “Trooping the Color” paradën e përvitshme ushtarake që ka shënuar ditëlindjen e shtetit sovran që prej vitit 1760. Mbretëresha nga ballkoni i Pallatit Buckingham përshëndeti mijëra njerëz teksa shikoi fluturimet e aeroplanëve ushtarakë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Mbretëresha 96-vjeçare është monarkja më jetëgjatë dhe e para që arrin 7 dekada në fron. Buzëqeshur ajo u fliste stërnipave teksa shikonte aeroplanët që kalonin mbi pallat. Shfaqja gjashtëminutëshe përfshiu aeroplanët Typhoon në formacion që shfaqnin numrin “70”.

Dhjetëra njerëz janë arrestuar të enjten pasi kaluan pengesat para shtegut të parakalimeve. Përgjegjësinë e ka marrë grupi “Animal Rebellion”, duke thënë se protestuesit po kërkonin “kthimin e tokave të përvetësuara nga mbretëria”.

Jubileu po u jep shumë njerëzve – madje edhe atyre shpesh indiferentë ndaj monarkisë – shans për të reflektuar mbi gjendjen e shtetit dhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur gjatë mbretërimit të saj. Ish-kryeministri John Major – një nga 14 kryeministrat që kanë shërbyer nën mbretëreshën ka thënë se prania stoike kishte ndihmuar në drejtimin e vendit gjatë dekadave.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Mbretëresha ka përfaqësuar veten tonë më të mirë për më shumë se 70 vjet”, ka thënë ai për BBC-në.

Në një mesazh jubilar, mbretëresha falënderoi njerëzit në Britani dhe në mbarë Commonwealth të përfshirë në organizimin e festimeve. Për shumë njerëz, ky rast është mundësia e parë për tubim të madh që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit më shumë se dy vjet më parë.

“Unë e di se shumë kujtime të lumtura do të krijohen në këto raste festive”, ka thënë Elizabeta. “Vazhdoj të frymëzohem nga vullneti i mirë i treguar ndaj meje dhe shpresoj se ditët në vijim do të ofrojnë mundësi për të reflektuar mbi gjithçka që është arritur gjatë 70 viteve të fundit, ndërsa ne e shikojmë të ardhmen me besim dhe entuziazëm”.

Urime mbërritën nga liderët botërorë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti Elizabetën si “fija e artë që lidh dy vendet tona” dhe një nga “shumë pak kundërshtueset” në skenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, kujtoi “hirin dhe bujarinë” e mbretëreshës gjatë vizitës së tij të parë në pallat. Ai ka thënë se kishte “mësuar kaq shumë duke parë shembullin që ajo la për të gjithë ne që patëm privilegjin për të shërbyer”.

“Jeta juaj ka qenë dhuratë, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por për botën”, ka thënë Obama në një video-mesazh, duke shtuar: “Drita e kurorës suaj të vazhdojë të mbretërojë”.

Ngjarja e parë e fundjavës së gjatë, “Trooping the Color”, i referohet flamurit regjimental, ose “ngjyrës”, që gjendet nëpër radhët ushtarake. Tradita vjetore e Britanisë për ditëlindjen e mbretëreshës është ripërtëritje ceremoniale e mënyrës se si flamujt e betejës u tregoheshin dikur ushtarëve për t’u siguruar që ata do të njihnin një pikë vendimtare tubimi nëse çorientoheshin në luftime.

Çdo vit një njësi e ndryshme në Divizionin e Ushtrisë ka nderin të vendosë ngjyrën e saj. Batalioni i Parë i Gardës Irlandeze do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë Jubileut të Platinumit.

Që prej orëve të hershme të mëngjesit të së enjtes, njerëzit kanë nisur të tubohen para Pallatit mbretëror, me qëllim që të kenë pamjen më të mirë të ceremonisë. /AP

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *