Bota

Elita ruse nuk është më e sigurt me Putinin

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, është përpjekur të tregojë se ka një ushtri të konsoliduar pas kryengritjes së grupit Wagner, rusët kanë ngritur pyetje se si presidenti ka lejuar vendin të arrijë në atë nivel të rrezikut për luftë civile.

Kremlini të martën u mundua të tregojë unitet dhe të riqartësojë fuqinë e Putinit duke njollosur nga ana tjetër Yevgeny Prigozhin, ish-aleatin e Putinit i cili e udhëhoqi rebelimin. Por, shpjegimet e zyrtarëve se pse Prigozhini u lejua të ikte pa dënim, u dukën të paqarta duke ngritur dyshime të reja për fuqinë e Putinit.

Lexo më shumë   Kallas: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko konfirmoi të martën se Prigozhini kishte arritur në Bjellorusi. Ai ka thënë se grupit mercenar do t’i ofrohet një bazë ushtarake e braktisur që ta përdorë, raportoi ËP.

Putini pas dekadash mohimi, pranoi më në fund për herë të parë se mercenarët e Wagnerit ishin plotësisht të financuar nga shteti. Ai shtoi se Wagneri u pagua më shumë se 1 miliard dollarë nga maji 2022 deri në maj 2023.

Lexo më shumë  Udhëheqësi polak zotohet të përdorë presidencën e BE-së për të përshpejtuar përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë idenë se rebelimi shkundi autoritetet ruse ose Putinin, ndërkohë insistoi se “demonstroi nivel të lartë të konsolidimit të shoqërisë, forcave politike dhe ushtarake rreth presidentit”, edhe pse analistët rusë kanë thënë se e kundërta e krejt kësaj është e vërteta.

Rruga Press

YouTube player