Bota

Ekzorcizëm i përgjakshëm në Panama: Vranë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë

Me nga 50 vjet burg secili janë dënuar disa anëtarë të një sekti panamez, të cilët më 14 janar të vitit 2020 vranë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë shkaku i “ekzorcizmit”, tha Zyra e Prokurorit të Panamasë.

“Gjykata vendosi dënimin maksimal të mundshëm me burgim prej pesëdhjetë vjetësh për secilin nga shtatë të pandehurit”, predikuesit e sektit, “Drita e Re e Zotit”.

Më herët, dy anëtarë të tjerë të sektit u dënuan me 47 vjet burg secili pas një marrëveshjeje me prokurorinë, shtoi i njëjti burim, raporton france24.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Anëtarët e sektit janë shpallur fajtorë në një gjykatë në Changuinola, në verilindje të vendit, për lidhjen dhe rrahjen e viktimave të tyre, gjashtë fëmijë të moshës një deri në 17 vjeç, anëtarë të komunitetit indigjen, Ngabe Bugle në El Terron. Ata besojnë se në këtë formë “i dëbojnë demonët”.

Gruaja shtatzënë, e cila u tërhoq zvarrë me dhunë në kishën ku u mblodh sekti, u rrah para pesë fëmijëve të saj, të cilët më pas u vranë.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Dëshmitarët e masakrës, vetë të plagosur, u larguan dhe thirrën policinë. Me të arritur, policia gjeti në kishë rreth pesëmbëdhjetë persona të ndaluar, mes tyre edhe disa fëmijë.

Gjatë hetimeve u gjetën trupat e viktimave, të lidhura dhe në fazë të avancuar shpërbërjeje, në një varr të përbashkët një orë më këmbë nga vendi i krimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *