Ekzekutohet prokurori që po hetonte sulmin e bandave në studion televizive në Ekuador
Prokurori që po heton sulmin në studion televizive në Ekuador është ekzekutuar të mërkurën.
Autoritetet njoftuan se César Suarez u qëllua për vdekje në provincën Guayas, teksa ishte duke lëvizur makinën e tij pranë zyrës ku punonte.
Ata kanë nisur menjëherë punën për të zbuluar nëse vdekja e prokurorit lidhet me hetimet për sulmin në transmetim të drejtpërdrejtë.
Gjatë incidentit javën e kaluar, persona të maskuar hynë në studion e kanalit televiziv publik TC dhe mbajtën peng gazetarët dhe stafin, ku një operator u plagos me armë në këmbë, ndërsa një tjetri iu thye krahu.
Në një intervistë një ditë para vdekjes së tij, Suarez tregoi nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit.
Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin, pas arratisjes se dy liderëve të bandës nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete.
Në përgjigje, Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore dhe urdhëroi ushtrinë të neutralizonte 22 grupe të armatosura, të cilat ai i ripërcaktoi si organizata terroriste.
Duke reaguar ndaj vdekjes së Suarez, Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar deklaroi se do të qëndrojnë të vendosur në emër të tij: për të, për vendin, për drejtësinë.
Rruga Press