Lajme

Ekzekutoheshin kundërshtarët e regjimit, zbulohet varri masiv në lagjen e re të Përmet

Zbulohet varr masiv të viktimave të diktaturës komuniste në Përmet.

Ora News, mëson se një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese, e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Firma ndërtuese, ka informuar autoritetet policore  dhe këto të fundit nuk e kanë rrethuar zonën në fjalë.

Për kreun e shoqatës antikomuniste të përndjekurve politik, Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidenteve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të pushkatuarve. Ndërtesat që janë nderuar këtu, dyshohet se janë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak i Ministrisë së Brendeshme. Deri në vitin 1991, ka qenë qendra më e madhe për stërvitjen e ushtarëve të kufirit. Përdoreshin edhe për vende ekzekutime për kundërshtarët. Jemi këtu për të denoncuar jo vetëm gjetjen e eshtrave, këtu kemi një skenë krimi, duhet të kishte roje të armatosur, mund të vij dikush në darkë që të vijë ti heqë. La dy javë, nuk ka ardhur as prokuroria për të filluar hetimet, nuk ka ardhur asnjë ligjor, as oficer policie, as arkeolog dhe asnjë.” /oranews/

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *