Ekspozitë për ndërgjegjësim, Kenia, shembulli si të mbrojmë natyrën dhe kafshët
”Të mbrojmë natyrën”, është mesazhi që një grup fotografësh nga Shqipëria dhe Kosova, kanë dhënë nëpërmjet një ekspozite me fotografi nga jeta e egër në Kenia. Ekspozita është hapur në piken turistike të Shirokës në Shkodër.
Një vend i varfër, por në harmoni të plote me natyrën. Kështu e përkufizojnë fotografët, Kenian në Afrikën e largët, pasi befasohen kur shikojnë natyrën dhe kafshët në habitatin e tyre. Këtë eksperiencë e provuan dhe disa fotografë shqiptarë dhe nga Kosova, të cilët për një javë fotografuan botën e egër në Kenia.
Disa prej fotove të shkrepura janë ekspozuar për publikun shkodran në shëtitoren e Shirokës.
Përveç ndarjes së eksperiencës së veçantë të përjetuar, autorët kanë një mesazh dhe apel për bashkëkombasit e tyre dhe institucionet përkatëse.
Vitin e kaluar këta fotografë kanë ekspozuar gjithashtu foto te shkrepura me bukuritë e florës dhe faunës që ka liqeni i Shkodrës.
Rruga Press