Ekspozitë për luleborën/ Shkodër, prezantohen oborret tradicionale me lule, pedonalia dhe kalaja e Rozafës
Ekspozitën e ka titulluar ‘Luleborë’ por pikturat e saj i dedikohen jo vetëm lules më të dashur të shkodranëve por edhe qytetit.
Pas 35 viteve punë për herë të parë Teuta Lagja ka prezantuar përpara qytetarëve të saj punimet me bukuritë e Shkodrës, oborret tradicionale plot me lule, pedonalet, kalanë e ‘Rozafatit’ dhe liqenin.
Rozafa Shpuza ka kthyer shtëpinë e saj në një galeri artesh ku herë pas here promovohen ekspozita. Ajo pranon se pandemia ka krijuar vështirësi tek artistët por arti nuk duhet të ndalet asnjëherë.
Rruga Press